Mbrojtja e familjes Aliu nga Kumanova kërkon që Kallëzimi Penal ndaj Boban Iliq të përdoret si dëshmi për të vërtetuar vrasjen me paramendim të Almir Aliut në vitin 2016.
Avokati Asmir Alispahiç thotë se Gjykata e Apelit tani e ka më të letë për të vërtetuar veprën e Iliq e cila u rikualifikua në vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Kumanovës. Nga ankesa para Apelit, Alispahiç pret që lënda të kthehet në rigjykim.
“Kjo vetëm na jep të drejtën dhe na frymëzon që ta dëshmojnë se nuk bëhet fjalë për veprën penale për të cilën Iliq është dënuar por bëhet fjalë për vrasje me paramendim. Shpresoj që Gjykata e Apelit do t’i ketë parasysh të gjitha ankesat tona në kualifikimin juridik dhe mungesën e licencave. Shpresojmë se do ta shfuqizoj vendimin dhe do ta kthej përsëri në rigjykim duke i marrë parasysh të gjitha dëshmitë dhe rrethanat në të cilat humbi jetën Almiri i vogël – u shpreh Asmir Alispahiç, Avokat i familjes Aliu.
Ditë më parë Alsat publikoi detaje nga Kallëzimi Penal ndaj Boban Iliq i cili duke u thirrur në vrasjen e Almirit 4 vjeçar demonstron forcë dhe vetëgjyqësi ndaj të tjerëve. Kallëzimi flet për një kërcënim që Iliq i ka bërë një qytetari nga Kumanova për një shumë parash, e që ky i fundit rastin e ka paraqitur në polici. Prokuroria Themelore e Kumanovës konfirmoi se ndaj Iliq është propozuar akuzë për veprën penale “vetëgjyqësi” e cila parashikon dënim nga 6 muaj deri në 3 vjet burg./alsat
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit