Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar janë pritur me nderime dhe ceremoni shtetërore në Podgoricë në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi.
Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen 11 marrëveshje.
Një ndër marrëveshjet e rëndësishme është ajo për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin e Shqipërisë, si dhe marrëveshja në fushat e mirëmbajtjes dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin e Bunës.
Pjesë e diskutimit mes palëve, por edhe gjatë konferencës së përbashkët për shtyp do të jetë edhe kjo çështje, ku dy palët do të paraqesin projekte konkrete për ta kthyer lumin Buna në një atraksion turistik dhe hapësirë lundruese për jahtet dhe anijet, njofton tvklan.
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe k...
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare