Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi Paketën e pestë ekonomike që është krijuar për sigurimin e rivitalizimin, stabilizimin dhe zhvillimin e ekonomisë në kushte të coronavirusit.
“Paketa e pestë është stabile dhe zhvillimore që është krijuar në bazë të ndjekjes së gjendjes dhe parametrave ekonomikë, si dhe përmes konsultimeve me akterët në shoqëri. Masat kanë për qëllim rinisjen e ekonomisë dhe kthimin e rritjes ekonomike në intervalin prej 4 deri 5 për qind”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Nga qeveria njoftojnë se vlera e Paketës së pestë ekonomike është 9.773.100.000 denarë ose 158.912.195 euro.
“Propozim-masat ekonomike janë sistematizuar në katër themele kryesore siç është mbështetja financiare për kompanitë me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës të cilët punojnë në sektorët që kanë pasoja nga pandemia, mbështetja financiare për likuiditetin dhe sektorin privat me qëllim të ruajtjes ose rritjes së punëtorëve si dhe procesi i rimëkëmbjes së kompanive dhe mbështetje të qytetarëve”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...