Protesta dhe bllokime nëpër rrugë kishte në disa qytete të Maqedonisë. Në Shkup, Kumanovë, Dibër, Manastir dhe Kërçovë qytetarët shprehën revoltën kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike për 7.4%. Në Shkup u bllokuan dy udhëkryqe në qendër të qytetit, ndërsa në Tetovë dhe Gostivar u bllokuan autostradat. Protestuesit kërkojnë nacionalizimin e EVN-së, shpërbërje e Komisionit Rregullator dhe formimin e një komisioni tjetër.
Në Gostivar dhjetëra automjete protestuan duke u lëvizur nëpër rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë. Protestuesit lëvizën nga pikëpagesa e Gostivarit deri në udhëkryqin në fshatin Zdunjë. Gjatë protestës, komunikacioni në këtë rrugë e gjatë dy kilometra, ishte në mënyrë të ngadalësuar.
Në protestën e Kërçovës u përfshinë bashkësitë lokale të komunës dhe shumë qytetarë të tjerë të cilët nuk ishin të përcaktuar politikisht, edhe pse pjesa më e madhe e strukturave lokale haptazi dhanë mbështetjen e Këshillit nismëtar për protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike.
Organizatorët e protestës theksuan kjo protestë vjen si reagim i shtrenjtimit të rrymës elektrike.
Në Manastir qytetarët mbanin transparente dhe parrolla kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Protestuesit protestuan në ‘Shirok sokak’ duke respektuar protokollet për mbrojtje nga COVID-19, me maska dhe me largësi trupore.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...