Prokuroria Themelore ka ngritur procedurë parahetimore për prokuroren speciale Katica Janeva.
Prokuroria vepron sipas kallëzimeve penale nga gjykatësi Vladimir Pançevski, për vendimin që Gjykata e Gjevgjelisë të miratojë urdhër për bastisje të shtëpisë së Pançevskit dhe Gjykatës.
Ai pothuajse katër muaj më parë ngriti tre kallëzime penale të cilat prokuroria i ka bashkuar në një lëndë të vetme dhe në të cilën tashmë është duke u punuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, nuk ka detaje se cilat masa janë ndërmarrë dhe a janë marrë në pyetje prokurorja speciale Katica Janeva dhe gjykatësja Zlata Popova nga Gjevgjelia e cila e ka miratuar urdhrin për bastisje tek Pançevski.
Janeva dyshohet se ka kurdisur lëndë të tyre tek gjykatës për të cilët ka vlerësuar se janë të besueshëm dhe ka pasur qasje të drejtpërdrejtë në sistemin AKMIS për shpërndarje elektronike të rasteve./telegrafi
Shtohen plazhet publike në Vlorë, më pak plazhe private se v...
Galatasaray dhe Inter fillojnë bisedimet për Calhanoglun
Trumpi kërcënon Evropën me tarifa të tjera
LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare nga a...
MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe ...
Loshi: Dikush ka thirrur dhe në anglisht ka thënë se një bom...