Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, më 25 shkurt do ta vizitojë Maqedoninë për të përcjellur porosi të rëndësishme nga strategjia e tij për integrimin e Maqedonisë, por edhe për integrimin e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ballkani Perëndimor është pjesë përbërëse e Evropës, ndërsa deri në BE rruga është e mundimshme, me shumë punë për t’u kryer”, do të jetë porosia kryesore e Juncker për pushtetarët në Maqedoni dhe rajon. Strategjinë ai e filloi gjatë vitit 2017 dhe deri në fund të mandatit të tij, në të cilin mbeten edhe dy vite, ai do të bëjë përpjekje më intensive për realizimin e përmbajtjes së kësaj strategjie.
“Dua të përsëris bindjen time se është e detyrueshme të mbajmë të hapur perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor. Tani duket se nuk ka mundësi të pranohen shtete të reja si anëtarë të BE-së deri në vitin 2019 (2019 është viti kur përfundon mandati i Juncker), por dua që perspektiva evropiane të mos shihet si ftesë, por si nevojë e vazhdueshme për këtë pjesë të Evropës”, vlerëson Juncker.
Strategjia e KE-së akoma nuk është finalizuar dhe për këtë do të punohet deri më 6 shkurt, por struktura themelore e saj tashmë është e qartë.
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...