Partia Liberal-Demokrate do të mbështesë kandidatin e përbashkët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të harmonizohet midis partnerëve të koalicionit dhe partitë e tjera të cilat japin mbështetje për kandidatin e partisë në pushtet. Anëtarët e Bordit Ekzekutiv e sollën këtë vendim pas mbledhjes së sotme brenda partisë.
“Për Partinë Liberal Demokratike, është jashtëzakonisht e rëndësishme që Republika e Maqedonisë së Veriut të fitojë një president i cili do të bashkojë të gjithë qytetarët e vendit, pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare, etnike apo fetare, por gjithashtu një president i cili do të promovojë unitet, stabilitet dhe kapacitetet për reforma në vend”, thuhet mes tjerash në kumtesën e PLD-së.
Shefi i NATO-s: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trumpi
Vinicius Junior i bashkohet legjendave të Real Madridit me n...
Apeli nuk liron Ilir Metën
Kurti e Rama në foton familjare të Samitit të Komunitetit Po...
Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qer...
Rikthehet qarkullimi me një kah në rrugën “Ilaz Kodra” në Pr...