Për herë të parë prej formimit të Njësitit special për përkrahje (NJSP), në korniza të donacionit financiar të Qeverisë së Republikës Çeke për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë nga kjo njësi sot morën pajisje speciale policore për raste të prishjes së paqes dhe rendit publik në masë të madhe.
Siç informojnë nga MPB, bëhet fjalë për pajisje me karakter mbrojtës, e cila përdoret gjatë kohës së protestave të dhunshme dhe trazirave, ndërsa në të përfshihen: jelekë mbrojtës, mbrojtës krahu dhe mbrojtës këmbësh, qëllimi kryesor i të cilave është të mbrojë zyrtarët e policisë nga lëndimet. Në të njëjtën kohë, përveç kësaj pajisje, janë siguruar mburoja mbrojtëse për rendin publik dhe paqen.
“Pajisja speciale policore për pjesëtarët e Njësitit Special të Përkrahjes paraqet edhe një tjetër veprimtari në përpjekjet e vazhdueshme të MPB-së për të përmirësuar kushtet e punës materialo-teknike të të gjithë zyrtarëve të policisë, që ishte pozicionuar ndër prioritetet më të larta të udhëheqjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme në dy vite e gjysmë të fundit, me qëllim të krijimit real të shërbimit të përgatitur policor me pajisje bashkëkohore dhe të trajnuar profesionalisht, në përputhje me të gjitha standardet evropiane”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Veseli në Hagë: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam krye...
Hashim Thaçi e nis fjalimin duke uruar shqiptarët për Pavarë...
Thaçi në Hagë: Millosheviqi nisi luftën, aleanca ndërkombëta...
Thaçi mbyll deklaratën në Hagë: “Jam i pafajshëm për çdo aku...
Sytë nga Haga, Arbresh.info transmeton fjalimet e katërshes ...
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...