Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken kanë pohuar se avancimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është çelësi i qëndrueshmërisë në Evropë.
Në një deklaratë të përbashkët Borrell dhe Blinken theksojnë se në këtë moment kritik historiko me luftën që po zhvillohet në Ukrainë, përshpejtimi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do të jetë çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian.
“Në këtë moment kritik të historisë evropiane, i shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian”, thuhet në deklaratën e dy përfaqësuesve të lartë Perëndimorë.
Borrell dhe Blinken cekën edhe çështjen e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, teksa thanë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor.
Ata u shprehën të hapur për një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë “bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok”.
“Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historik”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të lartë Perëndimorë./abcnews.al/
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...