Presidenti Stevo Pendarovski sot ka takuar kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s, i cili po mbahet në Madrid.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë në fushën politiko-siguruese dhe të mbrojtjes, si dhe për situatën me integrimet evropiane të Maqedonisë, me ç’rast bashkëbiseduesit i vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si miqësore, plot besim dhe respekt të ndërsjellë.
Presidenti Pendarovski shprehu mirënjohje për mbështetjen e fuqishme dhe domethënëse nga Gjermania për integrimet tona evropiane dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Takimi u fokusua në sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të pushtimit rus të Ukrainës.
Presidenti Pendarovski theksoi qëndrimin e Maqedonisë për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, duke rikonfirmuar mbështetjen e fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht./Telegrafi/
AUV asgjëson 19200 kg mish pule të importuar nga Polonia
Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë
Një i vrarë dhe disa të plagosur në një sulm vetëvrasës me b...
Konjufca për vdekjen e Nexhat Dacit: Humbje e madhe për botë...
Abdixhiku reagon pas vdekjes së Dacit: Veprimtaria e tij la ...
Haradinaj: Ndarja nga jeta e akademikut Daci është humbje e ...