Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar për ndezjen e flamurit bullgar që u publikua sot në rrjete sociale.
“Pas publikimit të sotëm të videos në rrjetet sociale në të cilën tregohet se si ndizet flamuri i Republikës së Bullgarisë, ashpër dënojmë këtë akt, si një përpjekje e ulët dhe të pasuksesshme për të nxitur urrejtje midis qytetarëve të të dy vendeve, si dhe për të shkaktuar dëme mbi imazhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
“Ministria e Punëve të Jashtme në mënyrë më kategorike e dënon me forcë çdo akt të përdhosjes së cilitdo simbol të ndonjë kombi, duke përfshirë këtu edhe simbolet e Republikës fqinje të Bullgarisë, si dhe çdo formë tjetër të gjuhës së urrejtjes që nuk korrespondon me marrëdhëniet thelbësore midis dy vendeve”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
MPJ u bën thirrje qytetarëve të mos bien nën provokime të tilla, qëllimi i të cilave është padyshim i pandershëm dhe në kundërshtim me interesat strategjikë të shtetit për të kultivuar dhe zhvilluar marrëdhënie të mira me fqinjët./telegrafi
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...