MPB në Maqedoni të Veriut njofton se ka ndaluar një transportim të lëndëve narkotike në vlerë 100.000 euro të cilët u zbuluan në një automjet që po udhëtonte në autostradën Tetovë-Gostivar, me çka janë arrestuar dy persona.
Nga atje thonë se më 24.03.2023 nga oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe mallra të rrezikshme ka arrestuar dy persona nga fshati Haraçinë e Shkupit të cilët po transportin rreth 35 kilogramë lëndë narkotike.
“Përkatësisht, në pikë pagesën e Tetovës, në autostradën Gostivar – Tetovë, policët kanë dhanë shenjë për të ndaluar një automjet “Ranger Rover”, me targa të Shkupit, të drejtuar nga K.A. (32), në të cilën ndodhej edhe një bashkudhëtar O. A. (23), të dy nga fshati Haraçinë.
Personat nuk e respektuan urdhrin e dhënë të policisë për të ndaluar automjetin, por kanë ikur, u gjatë ikjes kanë dëmtuar një automjet zyrtar të policisë, por policia ka arritur ti kap dhe t’i arrestoj”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...