Për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin celularin gjatë udhëtimit, pritet të rritet gjoba nga ana e policisë rrugore. Kreu i kësaj policie, Mitat Tola paralajmëroi ndryshime në kodin rrugor duke rritur gjobat për përdorimin e celularit.
“Përdorimi i celularit është një nga problemet kryesore në trafik. Drejtuesit e mjeteve e kanë në modë përdorimin e celularit dhe ne besojmë se mund ta ulim me një masë administrative siç e kemi ne me 10-15 mijë lekë të vjetra. Eksperienca me rripin e sigurimit ku katërfishimi i masës administrative ka sjellë një përdorim të dukshëm, shpresoj që edhe ashpërimi i masës administrative të celularit që është pjesë e ndryshimeve të kodit rrugor të ulet edhe përdorimi i tij dhe shkaqet e pasojave rrugore nga ky përdorim”,tha Tola.
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun
Si e kanë ndryshuar Rusinë katër vjet luftë në Ukrainë
Horoskopi, 23 shkurt 2026
Moti sot i vranët dhe intervale me diell