Të sëmurët me fibrozë cistike do të protestojnë më 3 maj në orën 12:00 para Ministrisë së Financave. Kështu ka bërë të ditur sot kryetari i Shoqatës për Fibrozës Cistike, Fiki Gaspar.
Siç thotë ai, nëse nuk marrin përgjigje nga institucionet kompetente, deri ku është procesi me prokurimin e ilaçit “Trikafta” me ndryshimet ligjore për prokurim më të shpejtë të ilaçit, do të kërkojnë të drejtat e tyre dhe do të dalin para Ministrisë së Financave.
Gaspar theksoi se një javë para festave të Pashkëve u ka dërguar një letër të gjitha institucioneve, që të përgjigjen se si është puna me prokurimin e ilaçit “Trikafta”.
“Ende nuk kemi përgjigje, megjithëse jozyrtarisht përmes personave të caktuar dëgjojmë se puna po ecën dhe se ata kanë iniciativën dhe se po punojnë për të gjithë problemin. Por problemi është se ne ende nuk e kemi marrë letrën”, theksoi ai.
Ai shtoi se edhe 18 pacientë duhet të marrin ilaçe, ndërsa aktualisht 12 persona marrin “Trikafta”./Telegrafi/
Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendi...
Dënohen me nga 15 vjet burg në Zvicër tre shqiptarët që u pë...
Policia kanadeze zbulon identitetin e sulmuesit pas tragjedi...
“Rexhep Selimi nuk synoi pushtet, por çlirimin e popullit”
Hargreaves ka uruar Qeverinë e re të Kosovës
Ndalohen për 48 orë 7 kryesues të vendvotimeve në Klinë