Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot ka përshëndetur apelin e kandidatit për president në rrethin e parë të zgjedhjeve, Blerim Reka, dhe të njëjtën e sheh si mbështetje e asaj që është proklamuar nga ata në rrethin e parë.
“Është për t’u përshëndetur fakti se të gjithë tashmë vinë në konceptin tonë, se Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë të lëvizë para, të zgjedh president, që këtë energji pozitive që e dhamë gjatë këtyre dy vjetësh, vetëm se do t’i japë më shumë fuqi. Atë energji do ta materializojë në rezultate konkrete për shtetin, në NATO, në BE, në standard të lartë të vendeve të punës, me paga të larta dhe për jetë më të mirë të qytetarëve. Atë që ne e kemi proklamuar në rrethin e parë të zgjedhjeve, e shohim se tash edhe të tjerët tash e mbështesin, që do të thotë se ideja ka qenë e mirë”, tha Osmani, transmeton portalb.mk.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik