Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga nesër fillon një turne të ri diplomatik, duke përshkuar metropole të rëndësishme: Berlin, Varshavë dhe Bled (Slloveni), për takime bilaterale dhe ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
Siç njofton MPJ-ja, nga dita e nesërme, Osmani do të jetë në vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të ketë takime me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hejko Mas, si dhe Ministrin e Shtetit për Evropën, Mihael Roth.
Qëllimi i vizitës është vazhdimi i dialogut të lartë politik me Gjermaninë, por edhe riafirmimi i pozicioneve gjermane lidhur me dosjen tonë evropiane, veçanërisht në vigjilje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Slloveni.
Nga Berlini, Osmani do të shkojë në Poloni, ku do të marrë pjesë në “Forumin e Sigurisë në Varshavë”.
Në Varshavë, Osmani do të takohet me homologun e tij polak, ministrin, Zbignie Rau, por edhe me Ministrin e Jashtëm finlandez, Peka Havisto dhe me përfaqësues të tjerë të rëndësishëm politikë, aktivë në fushën e sigurisë dhe marrëdhënieve transatlantike.
Të mërkurën, Osmani do t’i bashkohet delegacionit shtetëror, të kryesuar nga Kryeministri, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Kranjës, Slloveni./fakte/
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...