“Kur shkojmë në shtëpi jemi nëna dhe bashkëshorte, kur shkojmë në punë jemi ato që jemi. I thyejmë stereotipat se është profesion tipik i meshkujve. Pa dallim të gjinisë, NJSA Tigrat dhe NJSSH janë sinonim i profesionalizimit, për guxim maksimal dhe i gatshëm të kundërshtojë çfarëdo lloj sfide, pa dallim të gjinisë, me çka është vënë në pikëpyetje siguria e vendit dhe qytetarëve”.
Këtë e publikoi sot ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni, Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook.
“Vajza, nëna, bashkëshorte dhe profesioniste ka edhe në Njësitin për Sistemim të Shpejtë – motoja Gjithmonë dhe Kudo vlen për të gjithë njëjtë! I formuar në vitin 2001, NJSSH nuk njeh përkatësi gjinore, por vetëm përkatësi profesionale”, shkroi Spasovski.
Sot, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, njësitet speciale janë sinonim për trajnim sipas standardeve më të larta të cilat i kërkon lufta kundër terrorizmit dhe krimit.
Njësiti Special Antiterrorist Tigrat është formuar në kuadër të MPB-së në vitin 1981. Para 15 viteve e kishte pjesëtaren e parë. Kushtet për qëndrim dhe punë të pjesëtareve, shkruan në Fejsbuk Spasovski, janë përshtatur me nevojat e tyre dhe deri më tani nuk ka pasur raste të diskriminimit.
Sërish tërmet në Turqi me magnitudë 7.7
Erdogan: Tërmeti i sotëm fatkeqësia më e madhe që nga vitit ...
Arrijnë në Qeveri ambasadorët dhe diplomatët ndërkombëtarë
Reagon FFK pas sulmit ndaj trajnerit Faruk Statovci
Turqi, tërmeti dëmton ndjeshëm kalanë historike në Gaziantep
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shkëlqejnë përkrah njëri-tjet...