Ohri mund të fshihet nga lista e UNESCO-s brenda pak muajve

18:33 | 10 Nëntor 2016
M. A.

Shoqatat ekologjike të Ohrit dhe qytetarët paralajmërojnë se Ohri dhe rajoni mund të fshihen nga lista e vendeve me trashëgimi kulturore dhe natyrore të botës në UNESCO, në shkurt të vitit të kaluar dhe të gjendet në listën e vendeve të rrezikuara njofton e-magazin.

Shoqata “Front 21/42” dhe “Eko-vetëdije” inicojnë ankesë përpara Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës në Strasburg.

Sipas tyre, projektet e planifikuara për zhvillim në bregun e Liqenit të Ohrit dhe të Parkut Nacional “Galiçnik” do të sjellin dëm në më shumë se 260 lloje të mbrojtura me Konventën për mbrojtje të vendeve natyrore.

Shpërndaje në rrjete sociale