
SOMERVILLE, MASSACHUSETTS - APRIL 28: Medical professionals pass each other a coronavirus test at a drive-thru testing site at Cambridge Health Alliance Somerville Hospital on April 28, 2020 in Somerville, Massachusetts. The city of Somerville is offering free testing to any resident who wants it, and requiring residents to wear masks in public spaces in order to combat the spread of coronavirus (COVID-19). (Photo by Maddie Meyer/Getty Images)
Gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar regjistrohen 126 raste të reja me Covid-19 në vend, duke përfshirë një të porsalindur dhe nënën e tij nga Shtipi, si dhe katër infermiere dhe tre motra medicinale nga Reparti gjinekologjik dhe obstetrik i Prilepit.
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve të rinj gjatë ditëve të fundit, vendi nuk i plotëson kriteret epidemiologjike të Bashkimit Evropian dhe kufijtë mbeten të mbyllur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Sipas vendimeve të BE-së, Greqia ka vazhduar ndalimin e hyrjes në territorin e saj për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, kështu që edhe pse vendkalimi kufitar “Evzoni” do të hapet sot, kalimet do të lejohen vetëm për arsye thelbësore, pra për familjarët e shtetasve evropianë të punësuar në sektorin shëndetësor, personat që kujdesen për të moshuarit, punëtorët sezonal në sektorin e bujqësisë, punëtorët e transportit, diplomatët, personelin ushtarak ndërkombëtar, punëtorët humanitarë në detyrë, udhëtarët transit, udhëtarët që udhëtojnë për arsye të nevojshme familjare, studentët. Rishikimi i vendimit u paralajmërua për 15 ditë bazuar në gjendjen epidemiologjike.
Më shumë nga të infektuarit e rinj me coronavirus janë nga Shkupi edhe atë 66, më pas: Kumanovë-6, Shtip-15, Prilep-3, Tetovë-19, Strugë-2, Veles-2, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-2, Probishtip-2, Shën Nikollë-1, Resnjë-3. Kanë vdekur katër pacientë, nga një në Shkup, Prilep, Tetovë dhe Gostivar.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 48 pacientë të shëruar nga: Shkupi43, Shtipi-1, Manastiri-1, Resnja-3, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i epidemisë arrin 6.334, numri i pacientëve të shëruar është 2.475, të vdekur janë 302, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.557./Telegrafi/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj