Maqedonia dhe Serbia nuk kanë arritur ndonjë ujdi rreth çështjes së miellit që ka ndikuar në vështirësitë e importit të miellit të Serbisë në Maqedoni.
Ministri serb për Tergti, Turizëm dhe Telekomunikacion, Rasim Lajiq ka deklaruar se nuk ka marrëveshje me Ministrin maqedonas për Bujqësi, Pylltari dhe Ujra, Ljupço Nikollovski.
Bisedimet do të vazhdojnë gjatë fundjavës, por nëse nuk do të arrihet ndonjë marrëveshje, Serbia do të vendosë masa nga të cilat dëme do të përjetojnë të dy shtetet, si edhe do të rrezikohen marrëdhëniet e përgjithshme dypalëse Serbi-Maqedoni.
Përndryshe, deri te këto zhvillime ka ardhur si rezultat i Rregullores për shënimin e miellit që mullixhinjëve të Serbisë u vështirësohet eksporti i miellit në tregun e Maqedonisë./Telegrafi
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...