Kryeministri Zoran Zaev sot gjatë konferencës së përbashkët me eurokomesarin Johannes Hahn, tha se nesër pasdite pritet të mbahet takimi mes liderëve politik, në mënyrë që të përshpejtohen proceset për përgatitjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë.
Zaev tha se takimi do të organizohet pas konsultimeve me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, pasi ai pritet që gjatë këtyre ditëve të udhëtojë jashtë vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri gjatë konferencës tha se sot është ditë historike, pasi zyrtarisht ka filluar procesi i skriningut për negociatat me BE-në.
Ndërsa eurokomesari Johannes Hahn tha se tani ju mbetet qytetarëve që të vendosin për të ardhmen e tyre, duke dalur dhe shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike për marrëveshjen me Greqinë.
“Diaspora, aseti ynë i veçantë”, Agim Ademi falënderon “Dard...
Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon