Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut paralajmëroi se në rast të përkeqësimit të gjendjes së pandemisë në vend, mund të ketë edhe kufizime deri në orë policore.
“Nëse situata përkeqësohet, nuk do të shkojmë në gjendje të jashtëzakonshme, pasi kemi Parlament, do të shkohet në kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, mund të shkojmë edhe në orë policore të plotë. Kriza që është miratuar nuk ka lidhje me orën policore, por mund të ketë nëse pandemia përkeqësohet”, sqaroi Pendarovski, transmeton Portalb.mk.
Ai theksoi se Armata e vendit për momentin nuk ka shumë mundësi për të ndihmuar, duke sqaruar ushtarët do të angazhohen në sigurimin e objekteve strategjike, jo në rrugë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 23-të miratoi vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë, pasi në seancën e paraprake e miratoi vendim që të fillojnë procedurat për shpallje të gjendjes së krizës.
“Periudha e gjendjes së krizës në territorin e Maqedonisë së Veriut do të zgjasë 30 ditë, duke filluar nga 20 nëntori i vitit 2020-të, dhe Qeveria për këtë Vendim do të informojë Presidentin e RMV-së dhe Kuvendin”, raportojnë nga Qeveria, duke sqaruar se arsyeja për gjendjen e krizës është për shkak pandemisë së shpallur nga Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...