Në muajin shtator të vitit të ardhshëm do të organizohet kongresi i parë Ndërkombëtar i Çamërisë, qëllimi i së cilës është përgatitja e katër dosjeve për të zgjidhjen e çështjes Çame, dosje këto të cilat do kalojnë përmes njohjes nga organizmat ndërkombëtar të drejtësisë që nga ajo e Hagës e deri në Strasburg.
Kurse, më 28 nëntor në Luksemburg, shoqata demokratike shqiptare Den-Haag në Holandë do të organizojë një protestë paqësore për njohjen e gjenocidit ndaj popullsisë shqiptare të Çamerisë.
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Kombëtar të Çamërisë, Lisen Bashkëkurti, ka deklaruar se synimi i katër këtyre dosjeve është njohja e gjenocidit në popullin çamë, provat ndërkombëtare kundër popullit çamë të aplikuar nga qeveritë greke, që nga viti 1913, deri në vitin 1945, ripratrotizimi i popullsisë së shpërngulur me forcë, si dhe rikthimi i pronave.
Këto deklarata ai i bëri gjatë tryezës shkencore me temë “Balli Kombëtar, Çamëria dhe Trojet Etnike Shqiptare”, organizuar nga Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” dhe Balli Kombëtar, me të cilëndo të bëhet sensibilizimi i çështjes së pazgjidhur të popullit shqiptar të Çamërisë.
Bashkëkurti tha se këto janë të drejta ndërkombëtare civile të cilat duhet të i njihen dhe të i respektohen shtetit Çamë.
Kryetar i Ballit Kombëtar të Kosovës, Selmon Berisha, tha se Balli Kombëtar tash e pesë vite është duke punuar për çështjen çame, platforma e së cilës është Bashkim Kombëtar. Ai tha se çështja çame për herë të parë po hynë në sistemin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashku me ato të perëndimit e mbështesin qëllimin e Ballit Kombëtarë, por ai nuk ka konkretizuar se në çfarë mbështetje i kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Balli Kombëtar i Kosovës është duke punuar, vepruar për këtë çështje që pesë vite që shumë gjëra dhe për herë të parë po hynë çështja në sistemin Amerikan. Kemi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kemi mbështetjen po edhe të perëndimit, të Gjerman ëve dhe të tjerëve. Ne Balli Kombëtar i Kosovës e kemi platformën e qartë, e kemi bashkimin kombëtar”, tha Berisha.
Këshilli Kombëtar për Çamërinë për të parën herë është themeluar në fund të shtatorit në Holandë, në mënyrë që ky Këshilli të jep orientimin e tij strategjik që çështja e Çamërisë të kalojë përmes ndërkombëtarizmit, si dhe organizmave dhe institucioneve ndërkombëtare.
Kurti dhe Bislimi mirëpresin diplomatët për të diskutuar zba...
Gjykata veçon procedurën ndaj Xhelal Sveçles
Pacolli-Dalipi deklarohet e pafajshme para trupit gjykues
PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për ...
Avokati i Pacolli-Dalipit kundërshton seancën pa praninë e S...
Sveçla nuk shkon në gjykatë, avokati i tij thotë se është me...