Në kuadër të projektit ”Platforma aktive maqedonase për përfshirje sociale – PAMPS”, në Kumanovë u organizua konferencë për krijimin e strategjive lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas shoqatës së grave ”Sirma”, qëllimi i konferencës është mbledhja e të gjithë veprimtarëve lokal që do të marrin pjesë në formimin e një platforme lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave të komunës së Kumanovës.
Projekti zhvillohet në 18 qytete të Maqedonisë dhe ka për qëllim përpilimin e strategjive ku do të përfshihen grupep e grave dhe të rinjve, të bëhet rrjetizimi i institucioneve të ndryshe të qyteteve për të përgatitur një strategji sa më cilësore.
Aktivitetet e PAMPS projektit janë në drejtim të forcimit të veprimtarëve të rëndësishëm – vetëqeverisjen lokale, institucionet shtetërore, OJQ-të, bashkësitë afariste, etj.
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit