Ambasadori kosovar në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të heshtin përballë shkeljeve sistematike të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga regjimi serb.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se sot për të fuqizuar zërin e shqiptarëve të Luginës një delegacion nga atje, përfshirë edhe deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberin, u takuan sot me deputetë gjermanë në Berlin.
“Gjatë kësaj vizite, ata zhvilluan një sërë takimesh të rëndësishme me qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e miqve gjermanë mbi diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.
“Ata theksuan nevojën urgjente për përforcimin e pozitës së shqiptarëve në këtë rajon, si dhe për mbështetjen ndërkombëtare në adresimin e padrejtësive të vazhdueshme që ata po përjetojnë”, ka thënë Ajeti.
Delegacioni i shqiptarëve përbëhet nga Shaip Kamberi – deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Enkel Rexhepi – Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Flora Ferati-Sachsenmaier – studiuese dhe eksperte e çështjes së të drejtave të njeriut, dhe Drita AG Zumberi – aktiviste nga Lugina e Preshevës.
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kt...
Vriten dy ushtarë amerikanë në Siri