Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot do të hapë konsullatën e parë të nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rajonin e Edrenesë, Republika e Turqisë.
Në kuadër të vizitës, Osmani do të ketë takim edhe me valiun e Edrenesë, Huseyin Kurshat Kirbiyik, si dhe me studentët nga Maqedonia e Veriut që studiojnë në Universitetin e Trakës në këtë qytet.
Qyteti i Edirnes si qendër tregtare ka një industri në rritje të vazhdueshme dhe hapja e konsullatës së nderit në këtë qytet do të forcojë më tej lidhjet tregtare, kulturore dhe turistike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe këtij rajoni të Turqisë, thuhet nga MPJ.
Konsulli i Nderit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Turqi me juridiksion në rrethet Edirne, Kërklareli dhe Tekirdag, me seli në Edirne, është Eser Xhevahir.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...