Ministria e Shëndetësisë njofton se specialistët privatë që kanë filluar specializimin në shtator 2021, se kompensimi mujor do të fillojë t’u paguhet nga janari 2022.
Nga MSH thonë se specialistët do t’u paguhen shtesat mujore të vonuara, pra nga shtatori deri në fund të vitit 2021.
“Për herë të parë, duke filluar nga viti 2018, specialistët privatë për punën e tyre marrin kompensim mujor në masën e pagës mesatare të një mjeku të përgjithshëm. Më parë, specialistët privatë punonin pa para gjatë specializimit.
Krahas tarifës mujore, nga viti 2021, specialistët privatë do të paguhen edhe për sigurimin shëndetësor dhe kujdestarinë”, thonë nga MSH./telegrafi/
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës