Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani nuk duhet të paraqitet në seancën tek e cila i është ngritur padi për shpifje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPJ thonë se padia nga Lëvizja Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut është e pabazë.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme njofton se ministri, Bujar Osmani nuk ka marrë ftesë për në senacën e sotme gjyqësore në të cilën janë ftuar avokatët.
Nga MPJ thonë se akza e ngritur kundër Ministrit është e pabazë.
“Ministri nuk ka bërë kurrë shpifje të tilla që mund të jenë fyese, shpifëse, diskriminuese apo edhe dëmtuese. E tërë kjo nuk është një proces ligjor por diskretitim publik. Ne shpresojmë se gjykata në këtë rast do i shqyrtojë faktet për ta deklaruar padinë si të pabazuar.”
Nga pala maqedonase u ngrit padi kundër ministrit Osmani i cili gjatë tetorit të vitit të kaluar për televizionin bullgar “BTV” u shpreh se duhet të hulumtohet se kush janë themeluesit e klubit maqedonas në Bllagoevgrad. Osmani theksoi se pikërisht kjo lëvizje është burimi financues i klubit maqedonas “Nikolla Vapçarov”. Osmani se bëhet fjalë për një fondacion nga Kanadaja e cila punon kundër interesave të shtetit si dhe interesave të partnerëve strategjik maqedonas.
Më 27 janar 2023, kryetari i Lëvizjes Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut, Bil Nikollov dhe organizata ngritën padi për fyerje dhe shpifje në Gjykatën Themelore Civile Shkup edhe kundër mediumit “360 Gradë”./Telegrafi/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...