Moti sot në Maqedoninë ew Veriut do të jetë me vranësira, nisur nga pjesët jugore të vendit me reshje shiu, të cilat pasdite dhe në orët e mbrëmjes në më shumë vende do të jenë të rrëmbyeshme (mbi 30 litra në m2).
Në pjesët perëndimore në viset më të larta reshjet kah fundi i ditës do të kalojnë në dëborë.
Do të fryjë dhe erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 13 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira, ndërsa pasdite dhe gjatë natës me reshje të rrëmbyeshme të shiut.
Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë Celsiusë
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez