Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropian, Gordan Grliq Radman ka zhvilluar të dielën një konferencë të jashtëzakonshme për media me rastin e moslejimit të “vizitës private” të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Jasenovac.
“Sipas informacioneve jozyrtare, kemi marrë vesh se presidenti i Serbisë, përveç vizitës së mëparshme në Donja Gradina, do të vizitonte edhe zonën e Jasenovacit, në Pakrac dhe nuk e dimë në cilat vende tjera. Këtë e kemi mësuar përmes kanaleve jozyrtare që në fakt është e pazakontë në komunikim dhe ne e konsiderojmë të papranueshme këtë mungesë të komunikimit zyrtar dhe procedurës diplomatike. Të premten pasdite ia dorëzuam notën ambasadës serbe”, tha Grliq Radman, raporton N1.
“Kujtojmë se me rastin e çdo vizite të zyrtarëve të huaj, koha, rasti dhe plani i vizitës duhet të jetë pjesë e marrëveshjes mes dy palëve. Kroacia nuk është e informuar, kjo është e papranueshme për Kroacinë dhe ne e konsiderojmë jo dashamirës. Mendojmë se nuk është e sinqertë, se nuk po tregon devotshmëri”, ka shtuar Grliq Radman.
“Ne e konsiderojmë këtë provokim. Viktimat nuk janë qëllimi këtu, por mjeti. Qëllimi është që përpjekjet e presidentit Vuçiq t’i prezantohen opinionit serb, për të fituar pikë shtesë politike në kohën e formimit të qeverisë së re serbe. ka thënë Radman Grliq.
“Zotëri, ky nuk është një udhëtim në det. Presidenti i shtetit është një person i mbrojtur, një vizitë e tillë kërkon përfshirjen e autoriteteve kroate. Ne gjithmonë shpallim ardhjen tonë, që mungonte këtu. Nuk mund të kalohet kufiri vetëm kështu, sidomos nëse është person i mbrojtur, nëse flasim për normalizim të marrëdhënieve, atëherë duhet të bëheshin biseda të tilla që të bëhej një vizitë e tillë”, iu përgjigj ministri në pyetjen e një gazetari për procedurën
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...