Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u kërkoi falje qytetarëve pas takimit të liderëve sepse në vend që të flisnin për shëndetin e njerëzve, ata po flasin për zgjedhje.
Ai thotë se ata kanë pasur shumë dilema të reja ligjore mbi zgjedhjet.
Gjithashtu theksoi se ishte i zhgënjyer nga raporti i Komisionit për Sëmundje Infektive.
“Ne kemi propozuar tre termine, kur vlerësojmë se shëndeti i qytetarëve do të rrezikohet më pak dhe këto janë termine që nuk janë fikse”, tha Mickoski.
Ai shtoi se fundi i gushtit ose shtatorit është periudha e propozuar për zgjedhje.
“Kishte një ultimatum nga Zoran Zaev, dhe ne nuk punojmë nën ultimatume”, tha Mickoski.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...