Vazhdojnë reagimet e opozitës pas deklaratave të djeshme të kryeministri Zoran Zaev për agjencinë e lajmeve bullgare “BGNES”.
Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në Facebook bën thirrje për protestë dhe thotë se vendi gjendet në moment historik, ku siç sipas tij “ose do të tregojmë që meritojmë shtet ose do të zhdukemi”.
“Nuk ka maqedonas që nuk ndihet i turpëruar nga intervista, ku Zaev me buzëqeshje dhe me duar të kryqëzuara tregonte gjëra të pavërteta për popullin e tij. Nëse Zaev i shpall okupatorët si çlirimtarë, atëherë antifashistët maqedonas – partizanët që janë çlirimtarët e vërtetë, Zaev i bën okupatorë, dhe meqenëse lufta antifashiste dhe Çlirimtare e Popullit, si dhe lufta e Ilindenit bazohet në shtetësinë maqedonase, atëherë rezulton se Zaev po heq dorë nga shtetësia maqedonase. Kjo nuk është aspak naive, gjendemi në momente historike ku ose do të tregojmë që meritojmë shtet ose do të zhdukemi. Prandaj protesta tani, që të mos bëhet vonë! Mbroni veten, mbani maskë, mbani distancën. Shihemi në rrugë”, shkruan Mickoski./alsat
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleat...