Kryetari i partisë opozitare maqedonase Hristijan Mickoski, në një deklaratë për media sot ka komentuar rrjedhat për negociatat me Bullgarinë.
Ai tha se pritet katastrofë kombëtare, kur për këtë çështje negociojnë dyshja Zaev – Buçkovski.
“Publiku maqedonas duhet ta dijë tekstin e këtij plani, sepse, sipas informacioneve tona, përveç çështjeve të identitetit, të cilat përfshijnë traditën maqedonase, gjuhën, zakonet, historinë, figurat maqedonase dhe revolucionarët, ka shumë çështje biznesi që janë pjesë e atë marrëveshje. ose një plan veprimi që është në tryezë. Kur dyshja Buçkovski-Zaev negocion, po përgatitet një katastrofë e re, një cunami ekonomik dhe një katastrofë kombëtare”, tha mes tjerash Mickoski.
Ai i ftoi mediumet që ta gjejnë tekstin e marrëveshjes dhe të njëjtin ta prezantojnë para opinionit maqedonas./Telegrafi/
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...