Avokati i popullit, Ixhet Memeti në një prononcim për gazetën Koha ka thënë mes tjerash se rasti ”Almiri” ka hetim jo-profesional dhe se Zyra e Avokatit të popullit është duke e ndjekur me kujdes të gjithë procesin.
“Nga hetimet paraprake të realizuara në rastin e Almirit, të cilat zyra e Avokati të Populli i kemi ndjekur me vëmendje, është konstatuar se bëhet fjalë për një hetim joprofesional, me lëshime procedurale, të cilat mundet rëndë ta lëndojnë drejtësinë”, ka thënë ombusdmani, sipas të cilit, edhe Trupi gjykues me “non shallansë” i ka refuzuar provat dhe dëshmitë e palës mbrojtëse.” thuhet në deklaratën e Memetit që do të mund ta lexoni në numrin e ditës së nesërme të gazetës Koha.
Për këtë rast, dje (21.03) në Shkup janë mbajtur protesta kurse sot në Kuvendin e Maqedonisë është inicuar grup pune për të zgjidhur këtë dyshim rreth gjykimit të këtij rasti./telegrafi maqedoni
Gjesti jep lajmin e madh për fansat, rikthehet nesër me proj...
Publikohen listat e barnave dhe materialit medicinal në Barn...
Turqia arreston 6 të dyshuar për spiunazh për Iranin
Rama me bizneset eksportuese: “Made in Albania” pasaportë pë...
Publikohet lista e barnave që gjenden në Barnatoren Qendrore...
Vdekja e ish-kandidatit për deputet të AAK-së, Haradinaj: Na...