Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot bëri të ditur se kanë arritur 10.530 vaksina të prodhuesit “Pfizer”.
“Kanë mbërritur 10.530 doza të vaksinës nga prodhuesit ‘Pfizer’, prej të cilave 5.850 janë përmes bisedimeve të drejtpërdrejta, ndërsa 4.680 doza janë nga BE që i siguroi si ndihmë përmes marrëveshjeve trilaterale në kuadër të programit ‘Team Europe’”, tha Filipçe.
Ai sqaroi se “Team Europe” është program për mbështetje në gjetjen e vaksinave për Ballkanin Perëndimor që e koordinon Austria.
“Sasia me vaksina vazhdimisht mbushet, ndërsa unë bëj thirrje qytetarëve që të paraiten në ueb-faqen vakcinacija.mk”, u shpreh Filipçe.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK