Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri dhe miku jonë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ka shkruar në Facebook zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, pas takimit me senatorin amerikan Kris Marfi, në të cilën pjesë mori edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Konferencës së 58-të të Sigurisë në Mynih, e cila këtë vit i kushtohet temës “Bashkëpunimi ndërkombëtar në kohë krizash në rritje”.
“Përmes bisedës, Marfi rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për integrimin tonë evropian dhe përshëndeti angazhimin e qeverisë për zbatimin e agjendës së reformave”.
“Me rëndësi të veçantë është dhe bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po intensifikohet, veçanërisht në fushën e diversifikimit në sektorin energjetik”, ka shkruar Mariçiq./telegrafi/
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...