Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 3,845 doza vaksine, nga të cilat 958 janë aplikuar si doza e parë, 2,813 janë rivaksinuar dhe 74 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.
Deri më 5 tetor, gjithsej 792.174 qytetarë janë vaksinuar, 740.822 kanë marrë dy doza, ndërsa 499 qytetarë kanë marrë tre doza.
“53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.
“Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 47% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza është 44% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar, kurse 35% e popullsisë kanë marrë dy doza vaksine”, thonë nga MSH./telegrafi/
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi