Maqedonia ka ndërtuar një tjetër gardh në kufirin e saj me Greqinë për të ndalur fluksin e refugjatëve që depërtojnë në vend.
Telat me gjemba përgjatë 30 kilometrave u vendosën nga ushtria maqedonase paralelisht me një gardh tjetër të ndërtuar muaj më parë në vijën jugore kufitare.
Masa shtesë e sigurisë u miratua për shkak se emigrantët i shfrytëzojnë kalimet ilegale për të hyrë në territorin e Republikës Maqedonase, prej ku vazhdojnë rrugëtimin drejt vendeve evropiane.
Prej fillimit të vitit më shumë se 68 mijë refugjatë kanë hyrë në Maqedoni, ndërsa 1.782 persona kanë aplikuar për azil, percjell Top-Channel.
Gardhi është një mesazh për refugjatët që të mos e kalojnë kufirin ilegalisht, tha një zyrtar i ushtrisë maqedonase.
Por masat e reja të sigurisë janë në kundërshitm me ato që ka deklaruar më herët ministri i Jashtëm maqedonas Nikola Poposki, i cili tha se vendi nuk ka qëllim të mbyllë tërësisht kufijtë e tij, por përkundrazi tha ai do të bëjmë ç’është e mundur për të zgjidhur krizën.
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...