Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, vazhdon me deklaratat e tij kundër Maqedonisë, duke porositur se vendinuk mund të ketë të ardhme evropiane, pasi që tregon tendenca iredentiste.
Kjo u tha nga Pavlopoulos me rastin e shënimit të Ditës së pavarësisë së Greqisë. Ai konsideron se përdorimi i emrit Maqedoni paraqet falsifikim të historisë greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke folur tërthorazi për Maqedoninë, Pavlopoulos vlerëson se Maqedonia është sjellur barbarisht ndaj refugjatëve.
”Shteteve fqinje të Ballkanit që kanë ambicie për t’u pranuar në Bashkësi, u theksojmë se me përvetësim emrash që e falsifikojnë përafërsisht historinë dhe përhapin iredentizëm, por edhe duke treguar barbarizëm ndaj refugjatëve, nuk kanë të ardhme evropiane, pasi që me këtë i shkelin drejtpërdrejtë parimet dhe vlerat evropiane”, ka deklaruar Pavlopoulos.
Lani rrobat në këtë cikël nëse nuk dëshironi që t’ju hiqet n...
BE heq ndalimin e planifikuar për motorët me djegie të brend...
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsis...
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...