Maqedonia edhe sot u rendit në listën e dhjetë shteteve më të ndotura në botë.
Pos Shkupit, stacionet matëse të ministrisë së Ambientit jetësor tregojnë se gjatë ditës së sotme Kavadari, Manastiri, Gazi Baba, Kërçova dhe Tetova kanë treguar nivele enorme të ndotjes së ajrit duke kaluar për shumë herë pragun e lejuar të ndotjes.
Mjekët thonë se është rritur numri i personave të cilët kërkojnë ndihmë nëpër spitale si pasojë e ajrit të ndotur. Më së shpeshti shfaqen problemet në organet e frymëmarrjes dhe në sistemin kardiovaskular që janë karakteristike në këtë periudhë të vitit kur ndotja është enorme. Si pasojë e ndotjes së ajrit, në rritje është edhe numri i të prekurve nga gripi.
Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi për një iniciativë e cila do të aktivizonte masat kundër ndotjes, megjithatë pavarësisht se stacionet matëse ditë me radhë tregojnë ndotje enorme, asgjë konkrete nga kjo iniciativë./alsat

Veseli në Hagë: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam krye...
Hashim Thaçi e nis fjalimin duke uruar shqiptarët për Pavarë...
Thaçi në Hagë: Millosheviqi nisi luftën, aleanca ndërkombëta...
Thaçi mbyll deklaratën në Hagë: “Jam i pafajshëm për çdo aku...
Sytë nga Haga, Arbresh.info transmeton fjalimet e katërshes ...
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...