Dje u regjistrua numër rekord i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, gjithsej 317 raste nga 1990 testime të bëra.
Organet kompetente sërish kanë bërë apel që të respektohen masat për parandalimin e coronavirusit: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës fizike, shmangie të grupimeve si dhe larje të shpeshtë të duarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë 199.372 testime, ndërsa raste pozitive kanë rezultuar 19.413. Prej tyre 15.749 janë shëruar, ndërsa 772 kanë ndërruar jetë.
Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se janë siguruar 129 njësi të plazmës së gjakut, të cilat do të përdoren për shërimin e pacientëve me COVID-19.
Ata i ftojnë që të gjithë pacientë që janë shëruar nga kjo sëmundje dhe i plotësojnë kushtet tjera, të dhurojnë plazmë të gjakut.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim që prej 12 tetorit (e hënë), të hapen kufijtë me vendet e rajonit, pa test PCR.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...