Në organizim të Institutit për çështje evropiane – Shkup (EPI) sot do të mbahet dialog për politika “Veting – opsion i imponuar apo i realizueshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Në forum janë ftuar përfaqësues nga sistemi i jurisprudencës, nga Ministria e Drejtësisë, Shoqata e gjykatësve, nga partitë politike, përfaqësues nga organizatat qytetare të cilat punojnë në fushën e jurisprudencës si dhe nga misionet diplomatike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i këtij dialogu është të sigurohet diskutim i hollësishëm për natyrën dhe pasojat nga procesi i vetingut, duke pasur parasysh standardet evropiane për jurisprudencën dhe përvojat në rajon dhe të kontribuojë për vlerësim të nevojës për kontroll të jurisprudencës në vend në dritën e standardeve evropiane dhe mësimet shkencore.
Dialogu zbatohet në suaza të projektit “Partneritet Justicia: Kthimi i besimit të qytetarëve”, të cilin e zbatojnë Instituti për politika evropiane dhe Asociacioni ZENIT, ndërkaq është financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut.
Projekti ka për qëllim të kontribuojë për kthim të besimit të qytetarëve në sektorin e drejtësisë përmes inkuadrimit të konsiderueshëm të shoqërisë qytetare në reforma thelbësore. Shfrytëzues të fundit të këtij projekti janë institucionet në sferën e jurisprudencës.
Pas ankesave të shumta të banorëve, KEDS thotë se është rreg...
PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe
“Njeri katastrofë je ti, unë kam me të nxjerr jashtë”, Toney...
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...