Maqedoni – Çmimet e karburanteve mbeten të njëjta

13:51 | 31 Tetor 2016
M. A.

Çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës do të mbeten të pandryshuara edhe gjatë 14 ditëve në vijim, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Benzina EUROSUPER BS-95 edhe më tej do të shitet për 63,00 den/l. (rreth 1 euro e 3 cent), EUROSUPER BS-98 për 65,00 den/l.(1,06 euro), EURODIZEL (D-E V) për 50,00 den/l., ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL01) për 38,50 den/l.

Për 0,513 denarë shtrenjtohet vetëm mazuti M-1 NS, dhe kilogrami do të kushtojë 24,591 denarë.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e kaluar 14-ditëshe ishte 49,763 $/barel dhe është për 0,21% më i ulët se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar (49,876$/barel) sipas të cilit ishin formuar çmimet rrjedhëse të derivateve të naftës. Kursi i denarit në raport me dollarin gjatë periudhës së kaluar 14-ditëshe ishte 55,900 den/$ dhe është për 0,852% më i lartë nga kursi i dollarit (55,4275 den/$) sipas të cilit ishin formuar çmimet.

Shpërndaje në rrjete sociale