LSDM ka dalë me një komunikatë pasi që Kuvendi ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Partia në pushtet ka kritikuar kryetarin e VMRO-DPMNE-së, që siç thuhet nuk i është gëzuar këtij akti historik.
“Të gjithë gëzohen dhe urojnë krenar në suksesin e atdheut të tyre, ratifikimin e Marrëveshjes për anëtarësim në NATO. Vetëm ekzekutori i Gruevskit, Hristian Mickoski jo! Shiheni videon, të gjithë duartrokasin në sallën parlamentare për NATO-n vetëm Mickoski jo. Turp. Ekzekutori Mickoski do të mbetet në kujtimet e historisë si humbës i cili nuk gëzohet në suksesin e shtetit! E pritshme nga Mickoski, ekzekutorin e Nikolla Gruevksit. Ky është sukses i madh për LSDM-në dhe kryetarin Zoran Zaev por edhe disfatë e madhe për politikat e Mickoskit dhe Gruevskit për izolimin dhe kthimin prapa. Ata një hap mbrapa, ne tre hapa para! Më 12 prill pason edhe një disfatë e ekzekutorit Mickoski. Nuk ka mbrapa! Vazhdojmë përpara drejt BE-së dhe NATO-s!”, thekson LSDM. (INA)
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...