Lideri i partisë rome Bajram kërcënon Zaevin: Më 12 dhjetor do të të fus në kafaz! (VIDEO)

12:55 | 22 Nëntor 2016
M. A.

Lideri i njërës prej partive të romëve në Maqedoni Amdi Bajram në mitingun e mbrëmshëm të partisë në pushtet VMRO-DPMNE në Ohër dërgoi porosi të ashpër se të gjithë që do të votojnë Zoran Zaevin dhe LSDM-në do të përfundojnë në një kafaz në sheshin e Shkupit.

“Më 12 dhjetor do të vendosi një kafaz të madh në sheshin e Shkupit dhe aty do ta fus zajkon dhe votuesit e tij.”, ka theksuar Bajram, që ka nxitur një qeshje të simpatizuesve, por edhe të kreut të VMRO-DPMNE, pasi që partia e tij është pjesë e këtij koalicioni.

Amdi Bajram është i njohur në Maqedoni për sharjet e tij vulgare dhe për gafat e shumta, por edhe për lojalitetin e skajshëm ndaj çdo pushteti, e dekadën e fundit ndaj Nikolla Gruevskit.

Shpërndaje në rrjete sociale