Profesoresha e së drejtës procesuale penale, Gordana Lazhetiq e ftuar në emisionin “360 gradë” në Alsat shpjegon ka Gjykata Supreme ka marrë kompetencat e Komisionit juridiko- ligjvënës në Parlament apo Komisioni juridiko- ligjvënës në Parlament dhe fitoi një konkurrent të rrezikshëm për rrëzimin e sistemit juridik.
Ajo që është publikuar në ueb faqen e Gjykatës Supreme dhe ajo që është miratuar me termin “Mendim parimor juridik” nuk është fare kjo. Do të thotë, termi dhe përmbajtja dallojnë në këtë rast. Gjykatësit me ligj kanë të drejtë të marrin mendime parimore juridike, jo të drejtë, por se ai ka obligim me kushtetutë që të harmonizojnë praktikë gjyqësore. Kjo që është publikuar është turp për Gjykatën Supreme sepse kjo nuk është në funksion të barazimit të praktikës gjyqësore. Ne nuk kemi edhe tek propozimet… e dëgjuam deklaratën e avokatit, avokati mund të jetë kreativ në gjykatë, por duhet të jemi korrekt derisa e kryen funksionin publik. Do të thotë, në nismat e gjykatave nuk keni asnjë letër, asnjë argument se kemi ndonjë praktikë jo të barabartë dhe të themi se kjo është rruga drejt të cilës duhet të shkojmë. Për këtë, pohoj se kjo që është publikuar në ueb faqen e Gjykatës Supreme nuk plotëson asnjë kriter e asaj që nënkupton qëndrim parimor apo mendim parimor juridik, as në aspekt të nismës, as referati që është dorëzuar as në aspekt të fjalisë, e cila vetvetiu është kundërthënëse me ligjin. Për këtë them se nuk kemi kundërthënie, por është konkurrent i rrezikshëm i Komisionit juridiko- ligjvënës. Kur keni problemi me interpretimin e ndonjë ligji, do të drejtoheni në Kuvend, avokatët shumë mirë e dinë këtë, por ka arsye lukrative pse janë drejtuar në Gjykatën Supreme. A e dini çfarë është më se serioze? Serioze është se mendimet parimore juridike janë të obligueshme për Këshillat e Gjykatës Supreme, kjo është diçka që gjykatësit e Gjykatës Supreme nuk guxojnë të mbahen nëse duan të mbrojnë sundimin e të drejtës sepse kjo nuk është diçka që guxon të prodhojë- deklaroi profesoresha e së drejtës procesuale penale, Gordana Lazhetiq./AlsatM/
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë