Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 116-të, në rend dite të së cilës mes tjerash është propozim-ligjki për garancinë e Maqedonisë së Veriut në detyrimet rreth marrëveshjes për hua për financim shtesë për projektin për ndërtim të autostradës Kërçovë-Ohër, që do të ndodh mes “Eksport-import Bankës së Kinës” dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar.
Deputetët do të debatojnë edhe rreth propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për bujqësi dhe zhvill rural, me procedurë të shkurtuar, propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim me procedurë të shkurtuar, propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për financim të njësiteve të pushtetit lokale, me procedurë të shkurtuar, si dhe propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për sport, po ashtu me procedurë të shkurtuar.
Në këtë seancë janë edhe propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për nëpunës administrativë, me procedurë të shkurtuar, propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për të punësuar në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar, si dhe propozim-ligji për emërim të Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, me procedurë të shkurtuar.
Në kuadër të kësaj seance janë edhe propozim-ligji për të drejtat e komuniteteve, të cilët janë më pak se 20 për qind nga popullata në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lexim të parë, si dhe propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, gjithashtu në lexim të parë./telegrafi
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...