Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot rreth mesditës pritet t’i kumtojë rezultatet e para nga votimi i djeshëm për zgjedhjet lokale.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski mbrëmë në konferencë për shtyp paralajmëroi se sot rreth orës 11 apo 12 do të dalin me rezultatet e para. Përndryshe, KSHZ duhet në afat prej 12 orëve nga mbyllja e vendvotimeve t’i kumtojë rezultatet e para.
Deri më tnai KSHZ ka përpunuar 96,64 për qind të votave dhe sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e tyre, kandidatët për kryetarë të LSDM-së udhëheqin në 50 komuna, të VMRO-DPMNE-së në 9 komuna, të BDI-së në 12, ndërsa kandidatët e nëntë partive të tjera, koalicioneve dhe nga grupi i votuesve udhëheqin në komunat e tjera.
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj