Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot foli në hapjen e tryezës së rrumbullakët me temë “Integrimi ekonomik i Maqedonisë së Veriut në Ballkanin Perëndimor dhe perceptimi i kompanive të orientuara nga eksporti për nismën Ballkan i Hapur”.
Kryeministri Kovaçevski prezantoi rezultatet e anketës “Perceptimi i kompanive të orientuara drejt eksportit në Maqedoninë e Veriut për Iniciativën e Ballkanit të Hapur”, të realizuar organizata tink-tenk analitika dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Maqedoni, ku tha se analiza ofron një pamje të përgjithshme mbi gjendjen e bashkëpunimit rajonal në rajon përsa i përket katër lirive – lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit, e cila paraqet aktorët kyç për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.
“Hulumtimi i analitikës dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedoni konfirmon se kompanitë kanë një opinion pozitiv për Iniciativën për bashkëpunim në “Ballkanin e Hapur”. Ata e shohin këtë iniciativë si një mundësi të re për të përmirësuar funksionimin e kompanive të tyre”, tha kryeministri Kovaçevski.
Ai shtoi se këtë raport do ta ndajë menjëherë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, si një kontribut i shkëlqyer i menaxhueshëm për Samitin e ardhshëm të “Ballkanit të Hapur” që do të mbahet në pranverë në Ohër.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se “Ballkani i Hapur” nuk është zëvendësues i BE-së por përforcues i idesë evropiane të Ballkanit dhe katalizator i bashkëpunimit rajonal sipas standardeve evropiane dhe si i tillë është për të mirën e të gjithë rajonit, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...