Greqia duhet të marrë iniciativë që të takohet, të bisedoj, të koordinohet me vendet të cilat kanë të njëjtin qëndrim për stabilitetin e Ballkanit në lidhje për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, tha ish-ministri i Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, informon AIM nga Athina.
Kotzias adresoi kritika deri tek qeveria aktuale për politikat që po ndjek, dhe tha se “shikon drejt të brendshmes, si shumicën e rasteve që bënte Macron” dhe sqaroi se politika e jashtme nuk udhëhiqet duke shikuar brenda vendit. Theksoi se nevojiten iniciativa dhe aktivitete.
“Unë besoj se Greqia duhet të ndërmarrë iniciativa. Greqia duhet të zhvillojë takime me vendet e tjera me të njëjtin pozicion për stabilitetin në Ballkan. Ajo duhet të mbështesë iniciativën italiane”, tha Kotzias, duke përmendur se ai, së bashku me miqtë e tij, ministrat e jashtëm dhe ish-ministrat, gjithashtu do të ndërmarrin nisma për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Duke folur për Samitin e kaluar të BE-së, Kotzias tha se BE nuk ka marrë vendim kundër integrimit, ishte “për”, por në fund u bllokua nga francezët dhe shtoi se nevojitet politikë e jashtme aktive me qëllim të konkretizimit të masave.
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...